TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.
Një mjet tip "BMW", duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse.
Kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit, shtetasit Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.
Drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka dalë pa lëndime nga makina.
Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.