AKTUALITET, 25 Mars 2025, 18:12

Përfshihet nga flakët makina në lëvizje, shpëton mrekullisht drejtuesi! Ja çfarë dyshohet se u bë shkak i zjarrit

Përfshihet nga flakët makina në lëvizje, shpëton

Një mjet është përfshirë nga flakët teksa ishte ne lëvizje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.

Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.