AKTUALITET, 25 Mars 2025, 18:02

“Të tjerët të flasin e të këndojnë!”, Shehaj si shitës buke: Shqiptarët mundohen t’ia dalin çdo ditë me punë

“Të tjerët të flasin e të këndojnë!”,

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ‘hequr’ për pak momente kostumin e politikanit, ndërsa kaloi disa orë si shitës në një furrë buke në Tiranë.

Nëpërmjet pamjeve që shpërndan në rrjetet sociale, Shehaj thotë se punon me njerëz që kërkojnë t’ia dalin çdo ditë me punë.

Sipas Shehajt, shqiptarët blejnë duke numëruar çdo cent.

“Unë kam vendosur t’i takoj shqiptarët aty ku ata punojnë dhe jetojnë përditë. Të tjerët le të vazhdojnë të flasin e të këndojnë!” – shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

Shehaj ka zgjedhur këtë formë për të qenë më pranë njerëzve dhe për të dëshmuar se çdo punë ka vlerë. Për Shehajn, puna e ndershme dhe përkushtimi janë çelësi për të arritur suksesin.