AKTUALITET, 27 Dhjetor 2025, 19:12

Agim Nesho njofton paraprakisht rezultatin e takimit të nesërm Trump-Zelensky: Të dyja palët të bëjnë lëshime, do të ketë rezultat pozitiv…

Agim Nesho njofton paraprakisht rezultatin e takimit të nesërm

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në në Syri tv, ka komentuar takimin e pritshëm të ditës së nesërme mes Presidentit të SHBA-së, Presidentit Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke shprehur pritshmëri për zhvillime pozitive në drejtim të ndalimit të luftës dhe hapjes së një procesi politik afatgjatë.

Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci, Nesho theksoi se vetë realizimi i këtij takimi është tregues i qartë se pritet një rezultat konkret. Sipas tij, nëse nuk do të kishte sinjale pozitive, Zelensky nuk do të ishte ulur në një tryezë takimi me Presidentin Trump.

“Nëse takimi nuk do të prodhonte një rezultat pozitiv, sigurisht që Zelensky nuk do të ishte takuar me Presidentin Trump. Kjo është e sigurt”, u shpreh Nesho.

Ai nënvizoi se si Rusia ashtu edhe Ukraina janë të detyruara të përshtaten përballë autoritetit të padiskutueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si fuqia demokratike më e madhe në botë. Sipas tij, asnjëra palë nuk mund t’i thotë ‘jo’ një plani të ndërmjetësuar nga SHBA, pasi pasojat politike dhe ekonomike do të ishin të rënda, veçanërisht për Rusinë, e cila do të përballej me sanksione edhe më të forta nga Perëndimi.

“Në qoftë se takimi nuk do të prodhonte një rezultat pozitiv, sigurisht Zelenski nuk do ishte të takonte presidentit Trump. Kjo është e sigurt, e para.

Së dyti, dihet që si Rusia ashtu edhe Ukraina, përpara autoritetit të padiskutueshëm të fuqisë demokratike më të madhe të botës, ë kërkojnë që të përshtaten në realizimin e aspiratave të tyre në mënyrë pohuese, jo mohuese. Pa i thënë jo një plani të tillë, për arsye se do të merrnin gjithë veprimtarinë e perëndimit në rastin e Rusisë, në kundërshtim duke e vendosur në pozicione sanksioni për të detyruar pastaj me forcë nëpërmjet sanksioneve që Rusia të tërhiqet, të tërhiqet.

Nga ana tjetër Ukraina është në një pozicion ndoshta më të vështirë për arsye sepse është pre e një sulmi të padrejtë kundër sovranitetit të saj nga Rusia dhe kërkon që të mbrojë atë tërësinë tokësore të saj, sovranitetin dhe të tjera dhe nuk mund të bëjë lëshime të cilat do të jenë të vështira të pranohen nga opinioni i tyre publik. Prandaj Zelenski kërkon që të kalojë në referendum, të ndahet përgjegjësia. Është në një moment kritik për arsye sepse kjo luftë e pamëshirshme po merr me miliona jetë njerëzore dhe qëllimi fizik i presidentit Trump është të ndalojë gjakderdhjen.

Në këtë mënyrë të dy palët duhet të lëshojnë diçka për të arritur rezultatin e një armë pushimi, e cila do të bëjë të mundur edhe atë aksionin politik të mëtejshëm të Ukrainës, do të mundësojë ndihmën nga Bashkimi Europian dhe nga perëndimi jo vetëm të rimëkëmbet, por edhe të fitojë disa të drejta të cilat do të bëjnë të mundur aspiratat e popullit ukrainas për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Do të ketë kufizime, sigurisht do të ketë kufizime. Kufizime të tilla të cilat lidhen si në aspektin e humbjes së një terreni i cili i takon sovranitetit të Ukrainës, por kjo do të bëhet nën kushtet e një garancie perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ju e thatë edhe në fillim të diskutimit për çështjen e Ukrainës, 15 vjet garanci të cilat do të jenë ekuivalente me nenin 5 të mbrojtjes së gjithë vendeve të NATO-s në atë aksionin mbrojtës kolektiv’", u shpreh Nesho.