AKTUALITET, 24 Shkurt 2025, 17:40

Zgjedhjet, Tom Doshi regjistron Partinë Socialdemokrate në KQZ (Dokumenti)

Zgjedhjet, Tom Doshi regjistron Partinë Socialdemokrate në KQZ

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi, ka regjistruar partinë e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit. Doshi ka bërë të ditur se do të garojë për të fituar një mandat deputeti në Qarkun e Shkodrës.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021, partia e tij arriti të sigurojë 3 mandate deputetësh, me dy deputetë në Shkodër dhe një në Tiranë.

Disa ditë më parë, Tom Doshi ka prezantuar programin e PSD-së, duke konfirmuar gjithashtu kandidaturën e tij për deputet në Shkodër. Ai theksoi se ky program është ndërtuar për të mbështetur çdo familje shqiptare dhe ka si objektiv zgjerimin e partisë në të gjithë vendin, duke synuar përfaqësimin në të gjitha qarqet. Gjatë zgjedhjeve lokale, partia e Tom Doshit doli si forca e parë në Qarkun e Shkodrës për sa i përket numrit të këshilltarëve.

Zgjedhjet, Tom Doshi regjistron Partinë Socialdemokrate në KQZ