TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Ora e Betit", ku u pyet nëse ka ndonjë shans që edhe ai të tërhiqet.
Berisha tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, sepse ai "nuk do të braktisë zgjedhësit".
Berisha tha se Basha mund të kandidojë në zgjedhjet për kryetar nëse dëshiron.
"Elektorati i djathtë votoi 70% për Sali Berishën.
Pollet tregonin se nëse diferenca midis meje dhe Bashës ishte 70/30, kur binte puna për logot ishte përmbys. Logo e PD 34%, Shtepia e Lirisë 14%. Zgjodha një fushatë hektike, që nuk e kam bërë kurrë në fushatat lokale, për të shuar efektin e logos. Për të treguar që zotëria është kandidati im.
A mundet Sali Berisha që këta 31% të personalizuar (votat në total), ata janë zgjedhës, ti tradhtojë ata? Kurrën e kurrës.
Ka edhe një motiv të dytë.
Meqenëse ka një ndërhyrje, prap unë edhe po të mos ishte e para, mjafton e dyta, që unë të kandidoja, padiskutim. Nuk pranoj që asnjë i huaj të diktojë apo të përzihet në zgjedhjen e kryetarit të një force politike. Cilido që e tenton do të dështojë, sepse kurrë nuk do ta marr parasysh.
Basha ka të drejtë të vijë në garë për kryetar partie", tha Berisha.