AKTUALITET, 30 Dhjetor 2024, 15:14

Si parashikohet moti në mbyllje të 2024 dhe në nisje të vitit të ri?

Si parashikohet moti në mbyllje të 2024 dhe në nisje të

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Parashikohet prezencë e mjegullës lokale/ mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Temperaturat për ditët në vijim, si më poshtë.

Si parashikohet moti në mbyllje të 2024 dhe në nisje të