AKTUALITET, 23 Shtator 2024, 13:29

Kreu i SPAK tha se ka kufizuar bashkëpunimin me policinë, përgjigjet Hoxha: Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi

Kreu i SPAK tha se ka kufizuar bashkëpunimin me policinë,

Në seancën e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri i ka kujtuar Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha deklaratën e bërë disa kohë më parë të Kreut të SPAK Altin Dumani gjatë një seance në KLP. 

Hoxha ka vendosur të mos e komentojë deklaratën e kreut të SPAK duke i bërë thirrje deputetëve mos të politizojnë këto çështje.

Xhaferri: Si e vlerësoni ju si Ministër i Brendshëm deklaratën e Kreut të SPAK-ut Dumani, deklaratë zyrtare, e bërë në KLP. I cili ka deklaruar se kemi kufizuar bashkëpunimin me policinë dhe  po zgjerojmë BKH sepse e kemi të provuar që drejtues të policisë bashkëpunojnë me krimin.

Hoxha: Unë nuk komentoj deklaratat e Kreut të SPAK-ut. Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi. Cfarë do gjëje që ne të bëjmë korrekt, më vjen shumë keq që politika e komenton, e prodhon dhe e rishet si një lajm që e ka prodhuar vetë.