AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 09:08

29 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe

29 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i

Rreth 29 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës shqipe.

Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë një orë para se të fillojë provimi.

Në datën 25 qershor do të zhvillohet provimi i matematikës dhe 28 qershor gjuha e huaj.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.