AKTUALITET, 19 Qershor 2024, 21:43

Durrës/ Ra aksidentalisht në pus, humb jetën 66-vjeçari

Durrës/ Ra aksidentalisht në pus, humb jetën 66-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne Hamallaj të Durrësit, teksa raportohet se një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rrëshkitur në brendësi të një pusi.

Mësohet se shtetasi O. P. ka qenë duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, ku dyshohet se ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi duke humbur jetën.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.