TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

4 bashkitë kufitare të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut mes të cilave ndahet baseni i liqeneve të Prespës kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me qëllim rritjen e nivelit të mbrojtjes së kësaj pasurie natyrore.
Pavarësisht ekzistencës së marrëveshjeve ndërqeveritare prej vitesh liqenet dhe mjedisi përreth tyre janë dëmtuar nga faktorë të ndryshëm ndërsa tani 4 kryebashkiakët kanë marrë angazhimin për të hedhur hapa konkretë drejt përmirësimit të situatës të cilat konsistojnë në unifikimin e sezonit të peshkimit, uljen e ndotjes dhe ruajtjen e trashëgimisë
Të gjitha bashkitë synojnë që përmes projekteve të përbashkëta të arrijnë një zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Liqeneve të Prespës, i cili është një pasuri natyrore dhe kulturore e veçantë.