AKTUALITET, 24 Dhjetor 2019, 21:31

Aktivisti për Ramën: Vrasës ordiner për një kuletë ka plot, por ky është vrasës i ekzistencës së popullit

Aktivisti për Ramën: Vrasës ordiner për një kuletë

Për "Mini-Shengenin Ballkanik" ka reaguar edhe aktivisti i Vetëvendosjes dhe analisti, Elvis Hoxha. Ai ka thënë se Rama është një vrasës i ekzistencës së popullit.

Më tej ka thënë:

Nuk është vrasës ordiner, se vrasës ordiner për një kuletë ka plot, po ky është vrasës i ekzistencës së popullit. Dhe çfarë kemi nga ana tjetër, një opozitë që nuk di ti thotë këto gjëra! Mini-Shengeni është një “nuk dua t’ia di për historinë e shqiptarëve”. Kujtohu kush i ka bërë keq shqiptarëve dhe bëj një Mini-Shengen tjetër.”

Po ashtu ai ka thënë se kryeministri Edi Rama, nuk ia ka fare idenë politikës dhe se ai është vetëm një çun bulevardi.

Hoxha ka shtuar:

E vërteta e madhe është që Rama nuk ia ka idenë fare politikës. Një çun bulevardi që nuk e kemi bërë Kryeministër ne, por nuk e di se kush.”