TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e së premtes. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ajo tha se Lulzim Bashës, ka 4 vjet që i refuzohet viza amerikane.
“Herën e fundit që Basha ka qenë në SHBA ka qenë maji i 2017-ës kur bëri atë foton me Trump dhe që hapi shumë debate sepse u paguan ca lekë, nuk e di si u paguan. Që nga ajo kohë Basha nuk ka shkuar më në SHBA.
Duhet të dini një gjë. Nuk fiton dot zgjedhjet në Shqipëri nëse përpara tyre nuk bën një vizitë në SHBA. Edhe Berisha kur mori pushtetin në 2005-ën pati një vizitë në SHBA përpara tyre.
E di shumë mirë që Bashën e kanë ftuar nëpër konventa të republikanëve dhe aktivitete të tjera dhe nuk ka mundur të shkojë sepse i është refuzuar viza amerikane” – tha Harxhi.