Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti në qytetin e Birmingham-it në Britani.
Mësohet se dy makina dhe një taksi janë përplasur me njëra tjetrën. Policia e ka përshkruar skenën si "mjaft të vështirë dhe të rëndë".
Shoferi i taksisë dhe pasagjerja në makinën e tij, humbën jetën menjëherë pas përplasjes. Një tjetër pasagjer u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Tre persona në makinën tjetër, humbën jetën menjëherë pas përplasjes. (foto më poshtë)
[gallery ids="39395,39396,39398,39399"]