AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 19:06

Aksident në Tiranë, taksia përplas këmbësorin

Aksident në Tiranë, taksia përplas këmbësorin


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Barrikadave në kryeqytet.

Një taksi ka aksidentuar një këmbësor ndërsa po kalonte rrugën duke e lënë të plagosur rëndë.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë shëndetësore. Ndëkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin.