AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 18:25

Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Drejtuesi i një makine ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në fshatin Tale të Lezhës.

Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, duke mbetur i plagosur drejtuesi i saj.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.