AKTUALITET, 3 Gusht 2021, 09:13

Aksident me një të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë, e lënduara transportohet drejt Tiranës

Aksident me një të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë, e


Një këmbësore është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë.

Policia bën me dije se ajo ka marrë lëndime të rënda dhe po transportohet në Tiranë, në spitalin e Traumës.

Ndërkohë që drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.