AKTUALITET, 15 Qershor 2018, 18:32

Aksident i rëndë, përplaset për vdekje kalimtari, plagoset një tjetër

Aksident i rëndë,  përplaset për vdekje kalimtari, plagoset
Detaje të reja janë bërë me dije për aksidentin e rëndë të ndodhur në Maqellarë këtë pasdite.

Rreth orës 17:18, në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, Maqellarë, ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit është bërë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.