AKTUALITET, 15 Qershor 2018, 16:31

E pyesin për trafikun e drogës, Rama i dredhon gazetarit austriak

E pyesin për trafikun e drogës, Rama i dredhon gazetarit austriak

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga vendimi final lidhur me çeljen e negociatave kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median austriake ‘profil.at’.

Rama është shprehur se BE-ja ka shumë probleme mes vetes, e megjithatë ai është shumë optimist për negociatat.

Rama tha se për hatër të BE-së, Shqipëria ka bërë gjithçka për të përmbushur kushtet, madje së bashku me opozitën tha ai është ndryshuar dhe kushtetuta e vendit.

E megjithatë disa nga pyetjet që Rama nuk mund ti shpëtonte ishte ajo lidhur me trafikun e drogës që kryhet nga Shqipëria.

I pyetur nga gazetari Rama tha se Shqipëria nuk është shteti i vetëm që ka probleme me drogën, duke përmendur këtu Francën dhe Hollandën.

‘’Ne luftuam në mënyrë efektive çështjen e kanabisit. Por kush u shqetësua për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Ne jemi gjithmonë të akuzuar pasi jemi shqiptarë”, është shprehur Rama. Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh të ‘viktimizohet’ në sytë e ndërkombëtarëve.

Gazetari e ka pyetur po ashtu Ramën lidhur me çështjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit, ndërsa Rama është shprehur se nuk ka pasur asnjë kërkesë për ekstradim nga ana e Italisë./Faxewb/