AKTUALITET, 11 Prill 2021, 18:23

AKSHI mohon përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale

AKSHI mohon përdorimin e të dhënave personale për

Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka mohuar nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Në një reagim për median, platforma E-Albania ka deklaruar se AKSHI:

“Në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH nuk janë përdorur dhe nuk mund të përdoren nga partitë politike ose nga vetë qeveria për qëllime elektorale”.

AKSHI sqaroi se “e-Albania nuk ruan, administron, apo përpunon të dhënat e qytetarëve”.

PD akuzoi AKSHI-n për përpunim dhe përdorim të të dhënave personale të qytetarëve për arsye elektorale.