SPORT, 18 Gusht 2021, 15:33

Inter shumë pranë transferimit të radhës, Duvan Zapata ëndërron kalimin në Milano

Inter shumë pranë transferimit të radhës, Duvan Zapata

Inter kërkon me ngulm blerjen e Duvan Zapatën. Përfaqësuesit e futbollistit kolumbian do të mbërrijnë në Bergamo për të diskutuar.

Zapata shihet si zëvendësimi ideal për Lukakun tek Interi teksa pengesa e vetme është Atalanta që nuk do të humbasë bomberin e saj.

30-vjeçarit i skadon kontrata në 2023 me Atalantën, por pritet të shihet nëse Inter do e tundojë me ofertën ose jo. Zikaltërit kanë momentalisht në dispozicion Dzekon dhe Lautaron në sulm.