AKTUALITET, 18 Nëntor 2019, 17:47

“Air Albania” e nis me telashe, gjoba 30 mijë euroshe që rrezikon të paguajë FSHF-ja për një shishe uji

“Air Albania” e nis me telashe, gjoba 30 mijë euroshe që

“Air Albania Stadium” u përurua ditën e diel, 17 nëntor 2019, me sfidën Shqipëri-Francë, por sigurisht që nuk mund të mos ndishte me një gjobë! Në fakt, UEFA ka qenë e kujdesshme për çdo detaj dhe, sidomos, atë që ndodhi në fushë.

Sepse, në pjesën e dytë, në një goditje të Giroud në drejtim të Berishës, me portierin që e priti, një shishe ka fluturuar nga kati i dytë i tribunës lindore, teksa ishte vetë sulmuesi që e kapi dhe ia tregoi arbitrit kryesor, i cili ia komunikoi me kufje arbitrit të katërt dhe ky i fundit delegatit të UEFA-s në ndeshje, shkruan Telesport.

Një gjobë, megjithatë, rreth 30 mijë euro dhe jo më shumë pritet të vijë në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit.