AKTUALITET, 18 Nëntor 2019, 17:27

EMRI/ Me dokumente false drejt Anglisë, arrestohet në Itali shqiptari

EMRI/ Me dokumente false drejt Anglisë, arrestohet në Itali shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar në aeroportin e Catanias në Itali.

Sipas mediave lokale, shqiptari me emrin Ladimir Muça, 44 vjeç, ishte bërë gati të udhëtonte drejt Londrës, me dokumente identifikimi greke false.

Agjentët e kontrollit doganor dyshuan mbi origjinalitetin e dokumentit të paraqitur nga shqiptari, pasi nuk korrespondonte absolutisht me origjinalin dhe pas verifikimeve rezultoi se ishin false.

Shqiptari fillimisht u arrestua dhe pas disa procedurash hetimore u la sërish i lirë.