LIFESTYLE, 1 Shtator 2021, 09:52

Adriana Matoshi nis pushimet në bregdetin shqiptar, ja çfarë surprize i bëri Keith

Aktorja e njohur Adriana Matoshi është duke shijuar disa ditë pushimesh.

Aktorja dhe partneri i saj, Keith Groeneveld kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për disa ditë larg aktiviteteve të përditshme.

Keith duket e ka befasuar aktoren e njohur me një darkë romantike. Kjo e fundit ka ndarë disa foto në rrjete sociale ku ka shkruar se ndihet me fat që ka një person të tillë në krah.

“Çdo herë befasohem nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në botë një mashkull që trajton gruan siç bën ky.

Me të vërtetë, një bekim nga Zoti. Për të gjithë urryesit, kujdes, po e urreni një dhuratë nga Zoti”, është shprehur aktorja.