TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa nga personazhet e njohur për publikun shqiptar, si aktori i humorit Ermal Mamaqi, moderatorja Amarda Toska, këngëtarët Ledri Vula dhe Loredana Zefi dhe Sara Hoxha, kanë zgjedhur të njëjtin destinacion për të pushuar këto ditët e fundit të muajit gusht, plazhin e Palasës.
Përmes rrjeteve sociale ata kanë treguar se janë bërë të gjithë bashkë, duke u mbledhur edhe me Samir Manen, pronarin e “Green Coast”, restorti që kanë zgjedhur të pushojnë.
“12 Sahati,”- shkruante Ermal Mamaqi në një foto ku shiheshin të gjithë bashkë, si për të treguar se po ia kalonin mjaft bukur. Edhe Sara Hoxha ka qenë aktive gjatë gjithë kohës në Instagram duke treguar momente nga më të ndryshmet që ka kaluar me bashkëshortin e saj Ledri Vula dhe të bijën, Poem.
[gallery ids="561775,561776,561777,561778,561779"]