TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adelina Tahiri njihet jo vetëm për linjat trupore seksi, por edhe për tiparet e bukura të fytyrës. Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale dhe ditën e djeshmem vendosi të realizojë një intervistë virtuale, duke i dhënë mundësinë ndjekësve të saj që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet.
Një ndjekëse e pyeti: “A ke bërë ndërhyrje në trup ose fytyrë?”. Adelina, e cila flet hapur për çdo gjë, tha: “Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë. Ne shqiptarët jemi racë e bukur, kemi gjene shumë të bukura. Unë e kam mamin shumë të bukur”.
Një tjetër i shkroi këngëtares: “A keni bërë tërheqjen e vetullave dhe syve?”, duke iu referuar formës së bukur që ato kanë. Adelina sqaroi edhe një herë që nuk ka bërë asgjë tjetër në fytyrë, duke u përgjigjur me “Jo”.
Këtë sezon veror, artistja i ka mahnitur të gjithë me foto me bikini buzë detit. Në sy bie menjëherë trupi i tonifikuar dhe barku i sheshtë. Adelina kujdeset shumë me ushqimin për të pasur linja sa më perfekte, e sidomos tani që është edhe nënë.
Më herët këngëtarja ka shprehur dëshirën për t’u bërë prind për herë të dytë. Tahiri ka treguar se bashkëshorti i saj është shumë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm dhe se e meriton që të bëhet sërish baba.