TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fushata e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar është një nga më të suksesshmet në mbarë botën.
75% e personave mbi 18 vjeç, kanë marrë të paktën një prej dozave të vaksinës, njofton ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Vaksinimi me dozën e dytë vijon me ritme të larta dhe rreth 50% e popullsisë adulte, kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Për momentin, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi 30 vjeç të prenotojnë vaksinimin.
Në MB, përdoren vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.
Shifrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm, ndërkohë që në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë fatalitet.
/TPZ.al/
