AKTUALITET, 2 Qershor 2021, 16:29

Flamuri i Kosovës valëvitet për herë të parë në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt

Flamuri i Kosovës valëvitet për herë të parë

Flamuri i Kosovës sot është ngritur për herë të parë në misionin paqësorë të FSK-së në Kuvajt.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi kanë thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.

“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngrihet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forcën e Përbashkët Operacionale për Detyrë (Inherent Resolve)”.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën”. “FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”, thuhet në njoftim.