AKTUALITET, 2 Qershor 2021, 12:52

Zgjidhet Presidenti i ri i Izraelit, Isaac Herzog fiton me rezultatin më të thellë në historinë e vendit

Zgjidhet Presidenti i ri i Izraelit, Isaac Herzog fiton me rezultatin më

Isaac Herzog do të jetë Presidenti i njëmbëdhjetë i shtetit të Izraelit.

Ai ka fituar me një rezultat historik pasi ka mposhtur Miriam Peretz 87 me 27. Deputetët e plenumit të Knesset votuan masivisht për Herzog.

Nëse do të ishte zgjedhur Peretz, atëherë do të bëhej gruaja e parë në postin e Presidentit të Izraelit.

Herzog do të pasojë Presidentin aktual Reuven Rivlin, mandati i të cilit përfundon më 9 korrik.