AKTUALITET, 7 Mars 2019, 10:41

7-8 Marsi, LSI Shkodër organizon festë: Vazhdoni misionin për edukimin dhe rritjen e brezit të ri

Kryetari i LSI Shkodër Agron Çela, ka organizuar një festë për nder të datave 7-8 Mars.

Rreth 700 gra festuan të gjitha së bashku këto data të shënuara.

Ai vuri në dukje dhe vlerësoi rolin e grave në familje dhe shoqëri si dhe ngriti lart misionin e tyre për edukimin dhe rritjen e brezit të ri.

Postimi:

Gezuar 7-8 Marsin

Ne kuader te festave te 7-8 Marsit, Agron Çela, anetari i kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim, falenderoi grate shkodrane per kontributin e tyre te vyer ne familje dhe ne shoqeri, me ane te nje feste.

Rreth 700 gra festuan te gjitha sebashku keto data te shenuara, fillimisht per mesuesin e pastaj 8 Marsin, diten e Grave.

Duke vleresuar rolin e femres, Çela kerkoi nga grate dhe nenat shqiptare qe te vazhdojne misionin e tyre per edukimin dhe rritjen e brezit te ri me vlera dhe virtyte pozitive.