TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme Policia Kufitare e Rinasit arrestoi një shtetas për tentativë të kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dh goditjen e paligjshmërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetaseve në dalje nga Republika e Shqipërisë, në kuadër edhe të aplikimit të masave shtesë për parandalimin azilkërkimit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: S.H., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe i sekuestroi dy karta identiteti rumune, të cilat dyshohen të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.