AKTUALITET, 7 Mars 2019, 10:09

Serwer -Thaçit: Mos e shitni sovranitetin për “një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave”

Serwer -Thaçit: Mos e shitni sovranitetin për “një

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe eksperti i politikave në Ballkan, Daniel Serwer, tha se në rast se korrigjohen kufijtë Kosovë-Servi, Gjermania e Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e tyre në BE.

Serwer sqaroi pse kërkohet këmbimi i territorit nga administrata aktuale në SHBA.

John Bolton ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe do të ishte i kënaqur të shkatërronte atë që ka arritur Bill Clinton, Kosovën.

Pra, kur Bolton tha se do të pranonte edhe idenë e ndarjes nëse Thaçi dhe Vuçiç pajtohen, Thaçi u shqetësua sepse një marrëveshje e tillë do të përfundonte me një propozim të njëanshëm, Veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, pa asnjë përfitim për shqiptarët”, tha Serwer.

Ai theksoi se do të ishte e pafalshme që Kosova të shiste sovranitetin për “një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave”, e kërkuar nga Donald Trump për të nënshkruar marrëveshjen finale Kosovë-Serbi gjatë vitit 2019.