TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo do të mbahet mend gjithmonë për 13 veshjet shumë elegante kur prezantoi EMA-s.
Pra, nuk është surprizë që Rita Ora të tërheqë vëmendjen, kur bëhet fjalë për paraqitjen, ashtu siç ndodhi këtë të enjte në Nju Jork.
27-vjeçarja dukej thjesht e mahnitshme me veshjen e parë, me xhins nga koka te këmbët dhe taka.
Duke provuar se asaj mund t’i shkojë çdo look, Rita mbërriti në festën para çmimeve Grammy, e veshur uniform me xhins dhe me një xhaketë të çuditshme, që i tregonte belin.
Veshja e dytë ishte edhe më elegante, me një fustan “Tom Ford” pas trupit, të zi, prej kamoshi dhe flokët e kapur që e tregonin shumë sensuale.
Surpriza nuk mbaroi me kaq, pasi Rita pushtoi skenën e veshur me një fustan me fruda në ngjyrë rozë të ëmbël, që e tregonte shumë vajzërore.
[gallery ids="61508,61509,61510,61511"]