LIFESTYLE, 25 Janar 2018, 13:11

Fshihet nga Youtube kënga e Dafina Zeqirit

Këngëtarja Dafina Zeqiri i gëzoi të gjithë fansat kur në fund të dhjetorit, u rikthye në tregun muzikor me një këngë shqip.

Kjo ishte surpriza e Duffy-it pas dy projekteve në gjuhën angleze që publikoi po vitin 2017.

Ajo publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “Ti e din”, kënga e tretë e Dafinës vitin e kaluar, pas dy projekteve në anglisht “Four Seasons” dhe “Told ya”, i publikuar pak muaj më parë.

Por nëse klikoni këngën mund të shihni se ajo është fshirë nga Youtube. Nuk dihet nëse është ky një vendim i Dafinës apo ka qenë kanali i Youtube që ka vendosur që kënga të fshihet.