LIFESTYLE, 26 Janar 2018, 10:22

Arilena Ara “rrëmben” çmimin e madh në Paris (Video)

Arilena Ara “rrëmben” çmimin e madh në Paris

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Paris edicioni i 41-të i “The Best Awards” ku artistë nga fusha të ndryshme u nderuan me çmime.

Këngëtarja Arilena Ara, fama e së cilës ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, u nderua në këtë eveniment me çmimin “The Best Awards” për kategorinë e muzikës duke u përzgjedhur kështu si “Këngëtarja fenomen e vitit”.

Arilena Ara bëri bujë në botë me këngën e saj “Nëntori”, por edhe me këngët e albumit të ri, duke marrë kështu vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja shqiptare ka postuar në “Instagram” një video, përmes së cilës na ka treguar edhe veshjen e saj në këtë ceremoni, e cila shënon një vlerësim të rëndësishëm në karrierën e saj.

Arilena shfaqet në ballkonin e hotelit ku është akomoduar në Paris dhe shkëlqen teksa pozon me fustanin e saj të gjatë ndërsa në sfond është Kulla Eiffel. Ndërkohë ne jemi në pritje të shikojmë foto gjatë shpërndarjes së çmimeve në “The Best Awards”.

https://www.instagram.com/p/BeYuAg2hHjK/?taken-by=arilenaaraa