TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në etikën e saj shkruan se Nutella rrit entuziazmin, por drejtuesit e një zinxhiri supermarketesh në Francë nuk do të kishin imagjinuar dot kurrë kaosin që do të shkaktonte.
Si pjesë e ofertave të zakonshme, supermarketet Intermarche ulën me 70% çmimin e Nutella, nga 4,5 në 1,4 euro. Duket se kombinimi i ëmbëlsisë së Nutella dhe çmimi i ulët bëri që francezët të kacafyten për të marrë sa më shumë, aq sa u bë e nevojshme ndërhyrja e policisë.
Vetë klientët e supermarketeve treguan episode nga më të ndryshme, madje edhe njerëz të përgjakur në betejën për Nutella.
Një ditë e vështirë për stafin në supermarketet Intermarche, punonjësit e të cilave nuk ngurruan që disa nga situata ti cilësonin si revolta.
Rezervat e Nutella u mbaruan për pak minuta, ndërsa vetë kompania mëmë nga Itali tha se i vjen keq për dhunën, por ishin supermarketet që vendosën njëanshëm uljen e çmimit.
http://www.dailymotion.com/video/x6dpx86