BOTA, 13 September 2026, 18:06

27-vjeçarja hidhet nga kati i 15-të i pallatit, bie sipër karrocës me fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Astanës në Kazakistan, ku një 27-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 15-të i një pallati.

Sipas mediave lokale, gjatë rënies, gruaja ka rënë sipër një karroce fëmijësh ku ndodhej një vogëlush dyvjeçar. Si pasojë e goditjes fatale, fëmija ka humbur jetën në vend.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan drejt këtij akti ekstrem.

In Kazakhstan, a woman decided to take her own life: she jumped from the window of a high-rise building and fell onto a stroller.

There was a two-year-old child in it. Both died. https://t.co/RRAZazuyvu

— NEXTA (@nexta_tv) September 12, 2026

Statistikat zyrtare nga Ministria e Emergjencave dëshmojnë për një shqetësim në rritje lidhur me sigurinë në lartësi:

Vetëm nga janari deri në muajin maj të vitit të kaluar u regjistruan 60 raste të fëmijëve që kanë rënë nga dritaret.

Si pasojë e këtyre rasteve, 5 fëmijë ndërruan jetë në vend, ndërsa 55 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të rënda.

Gjatë gjithë vitit 2024, autoritetet raportuan gjithsej 196 incidente të ngjashme.