AKTUALITET, 3 Nëntor 2021, 23:40

Video e frikshme e aksidentit në Tiranë, vajza po kalonte rrugën, makina e hedh në ajër

Video e frikshme e aksidentit në Tiranë, vajza po kalonte rrugën,

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen se mërkurës në Tiranë. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një vajzë e cila ishte duke kaluar rrugën.

Në videon e publikuar shihet se makina ka qenë me shpejtësi dhe pavarësisht se vajza tentoi të shmangej goditet fort nga automjeti. Kanë reaguar qytetarët e pranishëm për ta ndihmuar vajzën.

Mësohet se vajza ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra. Ajo ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës ende në rrezik për jetën.

~tpz.al~