AKTUALITET, 3 Nëntor 2021, 19:55

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo i shkakton humbjen e parë sezonale Tiranës dhe prek çerekfinalet

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo i shkakton humbjen e parë sezonale

Dinamo fitoi 2-0 ndaj Tiranës ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Bledi Shkëmbit realizoi dy gola në pjesën e parë.
Agim Ibraimi zhbllokoi takimin me një penallti të kthyer në gol (26’), teksa Xhulio Skuka dyfishoi në fundin e fraksionit të parë.

Bardheblutë tentuan të shënonin një gol shprese në pjesën e dytë, por nuk ia dolën dot. Dinamo menaxhoi mirë avantazhin e dyfishtë dhe siguroi një sukses tepër të rëndësishëm, sidomos në aspektin moral.

Ky derbi do të përsëritet edhe dy herë të tjera këto ditë. Në fundjavë zhvillohet përballja për javën e tetë të Abissnet Superiore, ndërsa më pas, dy skuadrat e kryeqytetit do përballen për sfidën e kthimit në Kupë.

~tpz.al~