BALLKAN, 2 Nëntor 2021, 21:24

Tensionet në Bosnjë, SHBA dërgon Escobarin

Tensionet në Bosnjë, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Klix.ba ka konfirmuar se Escobar do të zhvillojë takime me disa nga liderët në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo vizitë e Escobar pritet të vijë pas seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB që do të mbahet lidhur me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, seancë e cila me shumë mundësi do të zhvillohet nesër.

Gjithashtu, Escobar pritet të sjellë një numër të propozimeve drejt politikanëve atje, për të zhbllokuar krizën dhe të pamundësojë kolapsin e institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë. Bosnja dhe Hercegovina është zhytur në një krizë të thellë si rezultat i lëvizjeve të anëtarit serb të Presidencës, Milorad Dodik./Express/

~tpz.al~