AKTUALITET, 3 Nëntor 2021, 16:40

KLP miraton listën, ja kush janë kandidatët që do të vazhdojnë garën për prokurorë të SPAK-ut

KLP miraton listën, ja kush janë kandidatët që do të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës.

Një ndër vendimet e KLP ishte miratimi i listës me emrat e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak, sipas rendit alfabetik. Përkatësisht u miratuan emrat e kandidatëve Alfred Shehu, Elvin Gokaj dhe Sonila Muhametaj (Domi).

Kandidatët sipërpërmendur do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

~tpz.al~