TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje.
Në një konferencë për shtyp nga Tetova ajo ka thënë se “nuk kemi arritur rezultat të mirë në këtë raund zgjedhor pasi kundër kandidati i saj udhëheq bindshëm në këtë qytet”.
Ajo tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur tjetër udhëheqje për 4 vitet e ardhshme. Në fund të fjalimit ajo e ka uruar Billal Kasamin për fitoren.
Në këtë komunë janë numëruar deri tani 35 kuti nga 117 në total, por Kasami udhëheq me 57.6% të votave ndërsa Arifi ka vetëm 38% të votave.