TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një muaj përpara zgjedhjeve vendore, në monologun e tij të radhës, kryeministri i vendit do të dukej i bindur teksa shpaloste vizionin e tij për Shqipërinë, si atdheu, jo më i udhëhequr nga fenomeni i emigracionit.
“Shqipëria 2030, atdheu e ardhmja, emigracioni e shkuara”, do të shprehej Rama në 8 mars përmes një performance gati teatrale…
8 muaj larg prej atij premtimi, kur nuk mund të flitet për ndryshime rrënjësore, jemi ende në pritje të iniciativave konkrete, që përtej luftës kundrejt paligjshmërisë së emigracionit, t’u mundësojë shqiptarëve një jetesë të qëndrueshme në vend. Kështu, në vëzhgimin që bën “Vetting” në Bllokun e Ambasadave këtë fund tetori, përballet me radhët e gjata të pritjes të shqiptarëve që kanë humbur besimin për një të ardhme në vend e duan të largohen. Sot, vizioni i premtuar për një Shqipëri europiane, vijon të tronditet nga hapat e shqetësuar të të rinjve që po e lënë vendin.
Diaspora e re që zë fill me rënien e diktaturës, po zgjeron shtratin e saj. E në të, 1,7 milion shqiptarë rroken të ndërtojnë të ardhmen, në “këpucët e ngushta” të emigrantit. Mario Latellari është vetëm një prej studentëve të ekselencës 18 vjeçar të këtij viti, që e shikon të vështirë jetesën në Shqipëri.
Vështirësitë i vëren që në nivelet e mësimdhënies që sipas tij, lënë për të dëshiruar, e deri tek pagat e ulëta e mungesa e investimeve të huaja që do t’u jepnin një lloj shpërblimi moral e financiar të rinjve të arsimuar.