AKTUALITET, 30 Tetor 2021, 16:16

Deputetja Ina Zhupa takim me bizneset e vogla në Sarandë: Nisma për uljen e TVSH-së ndihmon qytetarët nga falimentimi

Deputetja Ina Zhupa takim me bizneset e vogla në Sarandë: Nisma

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar këtë të shtunë takime me bizneset në qytetin e Sarandës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se ka folur për situatën ekonomike e u ka shpjeguar disa propozime të PD-së që i vijnë në ndihmë atyre.

Zhupa shprehet se demokratët kanë çuar në Kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%.

Sipas saj, kjo nismë u vjen në ndihmë bizneseve në prag falimentimi.

Me qytetarët dhe bizneset e vogla në Sarandë për situatën ekonomike që po kalon vendi dhe për të shpjeguar disa propozime të PD që i vijnë në ndihmë atyre.

Një tregtare më tregon që ka kohë që nuk i vjen dikush të blej me lek letër por vetëm qindarka që mezi i mbledhin.

Partia Demokratike ka cuar në kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%. Me këtë masë nxitet konsumi dhe ju vijme në ndihmë qytetarëve dhe biznesve që janë gati në prag falimentimi.

E kemi për detyrë që ti shërbejmë me cdo mundësi qytetarëve dhe vetëm ky do të jetë misioni jonë.