AKTUALITET, 30 Tetor 2021, 21:34

‘Gara për kreun e PD’/ Fatbardh Kadilli shpall kandidaturën, i bashkohet Kuvendit në 11 dhjetor

‘Gara për kreun e PD’/ Fatbardh Kadilli shpall

Ish-anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.

Në prononcimin e tij për Report tv , Kadilli ka theksuar se nuk do karrierë personale, por po kandidon për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD

‘Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë’ shprehet Kadilli.

Kadilli: Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata.

I pyetur nëse do të marrë pjesë nëse do të mblidhet  Kuvendi Kombëtar i PD nga Berisha, Kadilli tha se do të jetë sa herë që të mblidhen demokratët vetëm për të dëgjuar zërin e njëri-tjetrit.

“Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë ”, tha Kadilli.