AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 17:58

Merr flakë në ecje makina në Tiranë

Merr flakë në ecje makina në Tiranë

Një automjet ka marrë flakë këtë të premte në Tiranë.

Policia bën me dije se se ngjarja ka ndodhur në segmentin e Unazës së Madhe, ku dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në levizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe.

Fatmirësisht nga flakët ka vetëm materiale.

“Më datë 29.10.2021, rreth orës 16:40, në segmentin e Unazës së Madhe, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në levizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe, ku ka vetëm materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.