AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 12:36

“E papranueshme! Jemi në 2021-shin dhe nuk kemi doktor në fshat!”- banorët e Arbanës të revoltuar në protestë për mungesën e mjekut: Lekët i marrin, po të na vizitojnë nuk vijnë

“E papranueshme! Jemi në 2021-shin dhe nuk kemi doktor në

Banorët e fshatit Arbanë afër kryeqyetit, kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë në lidhje me mungesën e mjekut në qendrën shëndetësore në zonën e tyre.

Banorët të revoltuar kërkojnë nga organet kompetente që të vendoset një mjekë me kohë të plotë pune në qendrën shëndetësore në fshatin e tyre. Kjo pasi, kostot e ardhjes në Tiranë për çfarëdo lloj shqetësimi shëndetësor janë tepër të larta.

“Po dalim te gjëja minimale në 2021-shin, mos të kemi doktor, është e papranushme. As në 97-ën e as më përpara nuk ka ndodhur kjo. Lekët i marrin, po për të ardhur nuk vijnë”, u shpreh për Fax një nga banoret.

Ndërkohë që një banore tjetër, e sëmurë kronike me diabet, u shpreh se kjo situatë është e papranueshme, pasi doktori vjen vetëm një herë në javë, ndërkohë që qendra shëndetësore është përgjegjëse për 7 fshatra në zonë.

“Nuk është për të ardhë doktori njëherë në javë, se ne nuk sëmuremi njëherë në javë. Edhe kur vjen nuk mund t’i kryejmë vizitat pasi ka shumë radhëe Vijnë nga 7 fshatra të vizitohen. Ne kishim doktorin tonë e hoqën, ishte shumë i mirë. Ta sjellin prapë, kërkojmë ndihmë nga shteti se unë jam me sëmundje kronike”, tha banorja.