AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 09:05

Kriza klimaterike, Izraeli miraton paketën 4.8 miliardë dollarë

Kriza klimaterike, Izraeli miraton paketën 4.8 miliardë dollarë

Qeveria Izraelite ka miratuar një paketë prej 4,8 miliardë dollarë për krizën klimatike.

Programi i miratuar në samitin klimatik në Glasgow përfshin 14 ministri dhe do zbatojë strategjinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit për të zvogëluar emetimet e karbonit.

Ky plan masash përfshin zhvillimin e teknologjisë inovative për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, përgatitjen për pasojat e ndryshimeve klimatike, përmirësimin e trajtimit të mbetjeve organike si edhe fonde për kalimin e transportit publik në automjete elektrike dhe përmirësimin e infrastrukturës së biçikletave.

~tpz.al~