AKTUALITET, 23 Tetor 2021, 11:47

EMRI/ Kush është drejtori i ri i Tatimeve, që do të zëvendësojë Delina Ibrahimajn

EMRI/ Kush është drejtori i ri i Tatimeve, që do të

Pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pozicioni i kreut të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është emëruar Ceno Klosi.

Klosi ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

VENDIM PER EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

1. Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.