AKTUALITET, 22 Tetor 2021, 21:54

Merr flakë lokali pranë universitetit të Elbasanit, shkak bombola e gazit

Merr flakë lokali pranë universitetit të Elbasanit, shkak bombola

Një lokal pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.

Sipas burimeve shkaku i zjarrit mendohet të jetë një bombol gazi.

Fatmirësisht bombola është lokalizuar në kohë nga zjarrfikësit, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri ka shkaktuar panik te qytetarët, por dëmet kanë qenë vetëm materiale. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen.